Lajme
Hamiti: Pushteti “Krejt dhe Drejt” ia doli t’i ftohë marrëdhëniet me miqtë dhe aleatët e Kosovës
Demokracia
12:07 | 13 Qershor 2023

Share:

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti për ftohje të raporteve me aleatët perëndimor.

Në profilin e tij në “Facebok”, ai se ata po ia dalin me sukses në ndërmarrjen e tyre të përbashkët për tëhuajësim të miqve të Kosovës.

“Pushteti #KREJTdheDREJT ia doli t’i ftohë marrëdhëniet me miqtë dhe aleatët tradicionalë të Kosovës deri në shkallën sa ambasadorët e tyre të mos marrin pjesë në “pritjen e përbashkët shtetërore” të Osmanit, Kurtit dhe Konjufcës për nder të Ditës së Çlirimit të Kosovës. “Krerët” tanë shtetërorë duket se po ia dalin me sukses në ndërmarrjen e tyre të përbashkët për tëhuajësim të miqve të Kosovës’, ka shkruar Hamiti.

Të ngjashme