Lajme
Hamiti: Masat e BE-së ndaj Kosovës janë sanksione, kjo parti e vendosi shtetin në konfrontim me aleatët
Demokracia
17:56 | 03 Korrik 2023

Share:

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti i ka quajtur “masa shumë të ashpra” ndëshkimet e para të Bashkimit Europian për Kosovën.

Hamiti tha në Frontal në T7 se ato janë sanksione.

“Qeveria po përpiqet me e ëmbëlsuar ketë farë diskursi”, tha ai, duke iu referuar kështu termit të përdorur: “masa”.

Hamiti tha se “këto janë masa shumë të ashpra”.

“Për fatin e keq të këtij populli kjo parti është në pushtet dhe e ka vendosur shtetin e Kosovës në konfrontim me aleatët”, tha ai.

Hamiti foli edhe për pozicionin e presidentes Vjosa Osmani në këtë çështje.

“Ajo është rreshtuar me Kurtin me veprimet dhe mosveprimet e saj”, tha Hamiti.

Të ngjashme