Lajme
Hamiti kritikon VV-në: Mbasi po i thonë shtet i përkohshëm, as flamurin e Kosovës s`po e shpalosin në tubime
Demokracia
16:39 | 18 Qershor 2024

Share:

Anëtarësi i Kryesisë së LDK-së , Muhamet Hamiti, ka reaguar ndaj tubimit të VV-së për 19-vjetorin e themelimit, ku nuk ishte vendosur asnjë simbol i Republikës së Kosovës .

Ai ka bërë me dije se kjo tregon se partia në pushtet Republikën e Kosovës e konsideron si shtet të përkohshëm.

Në profili e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se partia në pushtet e përbuz shtetin e Kosovës.

“Mbasi po i thonë shtet i përkohshëm, as flamurin e Kosovës nuk po e shpalosin në tubime partiake të VV-së, si ky dje në Prishtinë. Kryeministri i Qeverisë së VV-së Albin Kurti po deklaron se do t’i fitojnë zgjedhjet sërish. Domethanë, duan t’i fitojnë zgjedhjet duke e shpërfillur, më saktë duke e përbuzur shtetin e Kosovës. Qytetarët e Kosovës do ta kenë rastin ta poshtërojnë në zgjedhjet e ardhshme nacionale formacionin politik që e përbuz shtetin e tyre, Republikën e Kosovës, për të cilën breza shqiptarësh kanë blatuar jetëra, kanë derdhur djersë e gjak”, ka shkruar Hamiti.

Të ngjashme