Lajme
Hamiti kritikon ashpër Qeverinë: Skandalet e sanksionet, gjendje e re ‘normale’
Demokracia
19:24 | 23 Gusht 2023

Share:

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka deklaruar se skandalet në Qeverinë Kurti janë bërë gjendje e re ‘normale’.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se skandalet në këtë qeveria po shpërthejnë njeri pas tjetrit.

Sipas tij, Qeveria nuk po trazohet aspak nga këto skandale.

“Skandalet e Qeverisë së Kosovës janë bërë pothuaj përditshmëri. Po shpërthejnë njëri mbas tjetrit. Më të fundit: skandali i rezervave shtetërore dhe skandali me librat shkollorë. Kryeministri Kurti dhe Qeveria e tij po e vazhdojnë avazin, të patrazuar. Edhe sa skandale duhen për ta mbushur kupën, për ta trazuar Qeverinë? Po popullin?”, ka shkruar Hamiti.

Sipas tij, në këtë qeveria edhe sanksionet ndaj shtetit të Kosovë janë bërë normale.

“Në ndërkohë, sanksionet ndërkombëtare për Kosovën po vazhdojnë, me pasoja për popullin, por jo për Qeverinë. Është mësuar Qeveria me to. Në dukje të parë edhe votuesit dhe përkrahësit e Qeverisë për fajin e të cilës janë vendosur sanksionet. Deri kur kështu, në gjendje të re ‘normale’ me skandale e sanksione? Uroj të mos normalizohet kjo gjendje”, ka shkruar Hamiti.

Të ngjashme