Lajme
Hamiti i LDK-së: Kurti e ka degraduar dialogun, tash as BE-ja si pëlqeka
Demokracia
19:45 | 21 Nëntor 2022

Share:

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti, ka shkruar rreth takimit të sotëm mes Kurtit dhe Vuçiq në Bruksel, takim i cili nuk prodhoj marrëveshje për çështjen e targave.

Sipas Hamitit, fajtor për këtë është lidershipi i tanishëm kosovar, pasi që nuk po krijon raporte të mira më administratën amerikane dhe tashmë as me Bashkimin Evropian.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës nën drejtimin e kryeministrit Kurti, e ka degraduar dialogun.

Postimi i plotë:

Kjo kastë politike e Kosovës, tash në pushtet, s’e donte Administratën amerikane në kohën e Trumpit. Tash kjo s’e ka për qejfi as administratën e Bidenit. Dukej se parapëlqente rol vendimtar të BE-së në punët e dialogut të Kosovës me Serbinë. Tash as BE-ja s’u pëlqeka.

Kosova duhet të punojë edhe me SHBA-të edhe me BE-në. Të koordinohet me ta dhe t’i bindë për drejtësinë e kërkesës për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë me njohje reciproke në thelb të marrëveshjes.
Qeveria e Kosovës nën drejtimin e kryeministrit Kurti e ka degraduar dialogun. E ka kthyer në dialog për çështje teknike. Madje të targave. Pa e ditur, ka rënë në grackën e Serbisë, që, edhe ashtu, do ta zvarrisë dialogun.

Të ngjashme