Lajme
Hamiti: Drejtuesit e papërgjegjshëm të vendit punët i kanë mirë, Kosova është keq
Demokracia
11:04 | 27 Maj 2025

Share:

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, e ka kritikua sjelljen e drejtuesve të shtetit të Kosovës.

Ai ka bërë me dije se ata janë të papërgjegjshëm.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se ata i kanë punët mirë, por populli i Kosovës i ka keq.

“Po i besove retorikës së udhëheqësve të Kosovës, pozita ndërkombëtare e Republikës së Kosovës po forcohet në vitet kur jemi nën sanksione ndërkombëtare. Drejtuesit e papërgjegjshëm të vendit tonë punët i kanë mirë. Ndërkohë, qytetarët po i vuajnë sanksionet, shteti reputacionin e dëmtuar në botë”, ka shkruar Hamiti.

Të ngjashme