Lajme
Hamiti: DASh-i flet për “korrupsion të rëndë qeveritar”, VV-ja propagandon luftimin e korrupsionit
Demokracia
12:53 | 23 Prill 2024

Share:

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka reaguar ndaj raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2023, i cili ka konstatuar “korrupsion të rëndë qeveritar” në Kosovë.

Ai ka vlerësuar se kjo dëshmon së partia në pushtet po kryen korrupsion masiv.

Pavarësisht këtij raporti, Hamiti ka vlerësuar se Qeveria e VV-së vazhdon të flasë paturpësisht për gjoja luftën kundër korrupsionit.

“Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), në raportin për vitin 2023, flet me terma të qartë për “korrupsion të rëndë qeveritar” (serious government corruption, në origjinal) në Kosovë. Ndërsa po kryen vetë korrupsion masiv, që po del në pah për çdo ditë, Qeveria e Vetëvendosjes vazhdon të flasë paturpësisht për gjoja luftën kundër korrupsionit. Kjo është e mundshme vetëm në një klimë oruelliane të propagandës dhe agjitacionit të regjimit”, ka shkruar Hamiti në profilin e tij në “Facebook”.

Të ngjashme