Lajme
Hamiti: Asociacioni, suksesi më i madh i Qeverisë Kurti në këto dy vite
Demokracia
10:42 | 07 Prill 2023

Share:

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka bërë me dije se suksesi më i madh i Qeverisë Kurti deri me tani është Asociacioni.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka ironizuar me lojën e fjalëve që qeveritarët po bëjnë në lidhje me këtë çështje.

Ai ka vlerësuar se qeveritarët po thonë se Asociacioni kalon, por Zajednica nuk kalon.

“Asociacioni kalon! Edhe vetëmenaxhimi për komunitetin serb, për zajednicën serbe, kalon. Mirëpo, Zajednica nuk kalon! Sukses i madh Qeverisë #KREJTdheDREJT! Më i madhi në këto dy vjet të Qeverisë së Kosovës”, ka shkruar Hamiti.

Të ngjashme