Sport
Hamilton po e shet “përbindëshin” e veturave për 10 milionë, vetëm pesë janë në gjithë botën
Demokracia
16:30 | 03 Janar 2022

Share:

Luis Hamilton u tërhoq nga publiku dhe media pasi u mposht në luftën për titullin e Formula 1 nga Max Ferstappen, pas një prej sezoneve më dramatike ndonjëherë, që u zgjidh në xhiron e fundit të garës së fundit.

Por, ndonëse ka pak të dhëna për drejtuesin e Mercedesit, revista italiane “Quattroroute” ka arritur të “gërmojë” informacionin se Luis Hamilton po shet “bishën” e tij nga garazhi, Pagani Zonda LH 760, prej të cilave ka vetëm pesë në botë, përcjell Demokracia.com.

Vetura ishte bërë posaçërisht për Hamilton dhe kishte një ngjyrë vjollce karakteristike.

Mirëpo, pas vitesh në garazhin e Hamiltonit, kjo veturë “përbindësh”, siç quhet për shkak të performancës brutale, do të gjejë një pronar të ri.

Hamilton do të jetë 10 milionë euro më i pasur për të shitur këtë veturë.

Vetura ka motor Mercedes V12. Ai arrin 100 km/h për tre sekonda, dhe shpejtësia maksimale është 350 km/h. /Demokracia.com/

Të ngjashme