Sport
Hamilton nuk e pranon humbjen,  veprimi i pilotit habit të gjithë
Demokracia
16:05 | 18 Dhjetor 2021

Share:

Humbja e Luis Hamilton në garën në Abu Dabi kanë trazuar gjithë Formula 1. Edhe pse skuderia e Mercedez vendosi të mos apelojë vendimin e FIA-s, përsëri ka tension mes Hamitlon dhe federatës.

Piloti anglez ka vendosur të bëjë një pauzë duke u shkëputur nga çdo gjë lidhur me Formula 1. Ai ka hequr faqen zyrtare të federatës nga Instagrami i tij. Një tjetër shenjë që tregon se ai po vendos një barrierë.

Por kjo nuk është e vetmja gjë që anglezi ka bërë për të shprehur pakënaqësitë e tij. Ai ka vendosur që të bojkotojë mbrëmjen gala të organizuar nga FIA.

Luis Hamilton nuk i del e keqja nga humbja në xhiron e fundit ndaj rivalit të tij Maks Vershtapen. /Demokracia.com

Të ngjashme