Sport
Hamilton i zhgënjyer: Nuk mund të fitojmë me këtë makinë
Demokracia
17:29 | 12 Mars 2022

Share:

Lewis Hamilton nuk është aspak i kënaqur pas testeve treditore në Bahrain.

Pasi ka bërë xhiro në pistë me W13, britaniku nuk ka asnjë arsye për t’u ndier optimist para fillimit të sezonit.

“Natyrisht është pak herët për të menduar se nuk mund të luftojmë për titullin, por nuk besoj se Mercedes është gati të luftojë për të fituar në këtë moment”, ka thënë Hamilton.

“Megjithatë, ka potencial brenda W13 për të arritur te fitorja. Duhet vetëm të jemi në gjendje ta nxjerrim dhe të zgjidhim disa probleme që kemi. Dhe për këtë po punojmë. Kemi një sfidë të madhe para vetes dhe nuk do të jetë një çështje që mund të zgjidhet në një javë”.

Bilanci i shtatë herë kampionit të botës nuk është nga më të mirët: “Mendoj sinqerisht se do të duhet kohë. Të gjithë po bëjnë një punë të jashtëzakonshme. Në fabrikë po punojnë shumë. Megjithatë, kemi disa pengesa për të kalua. Javën e ardhshme do jemi më mirë, por mendoj se njerëzit do të befasohen”

Të ngjashme