Sport
Hamilton dhe Serena Williams në garë për të blerë Chelsean, sportistët bëjnë ofertën
Demokracia
17:49 | 21 Prill 2022

Share:

Dy sportistët shumë të njohur pretendojnë për t’u bërë pronarë e Chelseas. Deri më tani ka 3 oferta për të blerë klubin londinez.

Lewis Hamilton, piloti britanik i Formula 1, si dhe tenistja Serena Williams janë të interesuar sëbashku për t’u bërë pronarë të Chelseas, klubit që ka dalë në shitje për shkak të sanksioneve ndaj rusit Roman Abramovich.

Të dy sportistët janë pjesë e grupit të drejtuar nga Martin Broughton, biznesmeni që duket se është gati të blejë Chelsea-n.

Sipas së përditshmes angleze Mirror, piloti anglez, shtatë herë kampion i botës në Formula 1, dhe tenistja amerikane 40-vjeçare, janë të gatshëm të investojnë 10 milionë sterlina secili (12 milionë euro). Ndër të tjera, Hamilton është një tifoz i Arsenal-it.

Aktualisht, Chelsea është në duart e qeverisë britanike pas vendimit të kësaj të fundit për të ngrirë pasuritë e Roman Abramovic, pronari i klubit londinez.

Të ngjashme
Sport • 19 Prill 2025