Lajme
Hamidi: Dhjetë deputetë të saj janë të gatshëm të largohen
Demokracia
10:54 | 25 Shkurt 2023

Share:

Tema e largimeve nga Lëvizja Vetëvendosje është një nga më të diskutuarat. Në fakt, gjerësisht flitet për deputetë të pakënaqur, ndonëse deri tash më të zëshmit janë Haki Abazi e Fatmir Humollir, deputetë të VV-së.

Por analisti Lavdim Hamidi, që analizon politikën dhe jo vetëm në ATV, ka dhënë një prognozë interesante. Sipas tij, përveç Haki Abazit, janë dhjetë deputetë të tjerë të VV-së që janë të gatshëm me u largu nga kjo parti, e cila e ka pushtetin e vetëm në Qeverinë e Kosovës së bashku me Listën Guxo.

“Unë po mendoj që Haki Abazi e ka hapur derën e pakënaqësive brenda grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Edhe unë besoj që janë dhjetë që janë të gatshëm me u largu prej Lëvizjes Vetëvendosje, se kur ndodh kjo, a ndodh si Haki Abazi apo deri në fund të mandatit”, tha ai.

 

Të ngjashme