Lajme
Hamasi thotë se deri tani janë vrarë 13.000 persona në Gaza
Demokracia
19:51 | 19 Nëntor 2023

Share:

Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza ka thënë se 13,000 njerëz janë vrarë tani në enklavën palestineze që nga fillimi i luftës me Izraelin.

Izraeli nisi një fushatë hakmarrëse në Gaza pasi luftëtarët e Hamasit kaluan kufirin në Izrael më 7 tetor, duke vrarë 1200 njerëz dhe duke marrë peng më shumë se 200.

Në anën tjetër, ushtria izraelite ka postuar në X duke thënë se janë miratuar planet për “vazhdimin e luftimeve tokësore dhe manovrimit në Rripin e Gazës”.

Është e paqartë nëse kjo do të thotë se operacioni tokësor izraelit do të zgjerohet në jug të Gazës.

Në fillim të kësaj jave, fletëpalosje u shpërndanë banorëve në Khan Younis në jug, duke i paralajmëruar ata që të evakuoheshin përpara aktivitetit ushtarak izraelit atje, raporton BBC.

Të ngjashme