Lajme
Hamasi publikon një video të tre pengjeve të moshuar izraelitë ​
Demokracia
20:46 | 18 Dhjetor 2023

Share:

Hamasi publikoi një video të shkurtër të hënën që tregon tre pengje të moshuar izraelitë të cilët grupi islamik i kapi gjatë sulmit të 7 tetorit. Izraeli e denoncoi atë si një “video kriminale, terroriste”.

Tre burrat – të identifikuar nga Izraeli si 79-vjeçari Chaim Peri, 80-vjeçari Yoram Metzger dhe 84-vjeçari Amiram Cooper – u morën peng më shumë se 10 javë më parë me rreth 240 të tjerë pengje të tjera.

Tre burrat, të gjithë me mjekër, shihen të ulur pranë njëri-tjetrit në videon, të cilën Hamasi e postoi në Telegram.

I ulur në mes, Peri flet para kamerës, duke thënë se ai dhe pengjet e tjerë të moshuar që kanë probleme shëndetësore “po vuajnë shumë dhe janë në kushte shumë të vështira”.

Ai iu lut Izraelit të siguronte lirimin e tyre pa kushte.

Peri ishte në shtëpinë e tij në Kibbutz Nir Oz gjatë sulmit të Hamasit. Ai u përpoq të zmbrapste personat e armatosur ndërsa fshihte gruan e tij pas një divani, tha djali i tij më vonë për Reuters. Ai përfundimisht u dorëzua për të shpëtuar gruan e tij, e cila mbeti e fshehur.

​ Zëdhënësi ushtarak i Izraelit, Daniel Hagari, e quajti atë “një video kriminale, terroriste” që tregon “mizorinë e Hamasit ndaj civilëve shumë të moshuar, të pafajshëm që kanë nevojë për kujdes mjekësor”.

“Chaim, Yoram dhe Amiram. Shpresoj që të më dëgjoni këtë mbrëmje,” tha Hagari në një konferencë televizive. “Dijeni këtë – ne po bëjmë gjithçka, gjithçka, në mënyrë që t’ju kthejmë të sigurt”, shkruan Reuters.

Të ngjashme