Lajme
Hamasi publikoi pamjet që tregojnë nënën dhe vajzën amerikane të liruar pas 13 ditësh në robëri – familjarët rrëfejnë përjetimet e tyre
Demokracia
11:50 | 21 Tetor 2023

Share:

Një adoleshente nga Illinois e liruar të premten nga Hamasi pas 13 ditësh në robëri, “po shkon shumë mirë”, tha babai i saj, me pamjet e reja që tregojnë momentin dramatik që ajo dhe nëna e saj iu dorëzuan Kryqit të Kuq.

Natalie Shoshana Raanan, 17 vjeçe dhe nëna e saj Judith Tai Raanan, 59 vjeçe, u kthyen në Izrael vonë të premten, konfirmoi qeveria izraelite, pasi u larguan nga Gaza përmes një kalimi të kontrolluar nga Egjipti, përcjell Telegrafi.

Ato u larguan nga Gaza pa lëndime të dukshme fizike, duke zbritur nga një makinë dhe më pas u rrethuan nga stafi i veshur me jelekë me kryqin e kuq – pas së cilës gjë hipën në një automjet të Kryqit të Kuq dhe u larguan.

https://twitter.com/aliifil1/status/1715543454481023148?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1715543454481023148%7Ctwgr%5E3979b53970cec15e145402167362997f5c574abf%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fhamasi-publikoi-pamjet-qe-tregojne-nenen-dhe-vajzen-amerikane-te-liruar-pas-13-ditesh-ne-roberi-familjaret-rrefejne-perjetimet-e-tyre%2F

Të ngjashme