Lajme
Hamasi pretendon se ishte vendosur të lironte 12 të burgosur të huaj, por ‘pushtimi e pengoi’
Demokracia
15:50 | 07 Nëntor 2023

Share:

Hamasi ka thënë se do të lironin 12 të burgosur në Gaza me pasaporta të huaja disa ditë më parë, “por pushtimi e pengoi këtë proces”.

Në një deklaratë në Telegram, Brigadat Al Qassam, krahu i armatosur i Hamasit, tha se ishte ende “gati për t’i liruar ata, por situata në terren dhe agresioni sionist që kërcënon jetën e tyre është ajo që e pengon këtë proces të përfundojë”.

Javën e kaluar, Abu Obeida, zëdhënës i Brigadave al Qassam, tha se disa vende kishin ndërhyrë përmes ndërmjetësve për të liruar disa nga të arrestuarit në Gaza, të cilët janë të shtetësisë së huaj.

Ai tha: “Ne kemi marrë kërkesat e këtyre vendeve. Prandaj kemi njoftuar ndërmjetësuesit se do të lirojmë një numër të huajsh në ditët në vijim në përputhje me qëndrimin tonë të deklaruar më herët, për mungesën e dëshirës ose nevojës sonë për t’i mbajtur ose vazhduar t’i mbajmë në Gaza”.

Të ngjashme