Lajme
Hamasi: Nuk ka negociata për pengjet derisa Izraeli të ndalojë sulmet në Gaza
Demokracia
19:02 | 18 Dhjetor 2023

Share:

Nuk do të ketë negociata për lirimin e më shumë pengjeve izraelite derisa Izraeli të ndalojë sulmet ndaj objektivave në Gaza, tha zyrtari i Hamasit, Osama Hamdan.

“Ne jemi të hapur ndaj nismave nga Katari dhe Egjipti për një shkëmbim pengjesh që do të ndalonte luftën në Gaza”, shtoi ai gjatë një konference për shtyp në Bejrut, raporton SkyNews, transmeton Klankosova.tv.

Hamasi ka postuar gjithashtu një video në Telegram, e cila thuhet se tregon tre pengje të moshuar izraelitë që luten për lirimin e tyre.

Të ngjashme