Lajme
Hamasi i gatshëm “të përsërisë sulmin e 7 tetorit”
Demokracia
18:38 | 01 Nëntor 2023

Share:

Një zyrtar i Hamasit ka deklaruar për televizionin libanez se organizata është e gatshme të përsërisë sulme si ai i 7 tetorit kundër Izraelit.

Sipas tij, Hamasi është i gatshëm ta përsërisë atë sulm për herë të dytë, të tretë dhe të katërt.

Dhe se është i angazhuar për “asgjësimin e Izraelit”.

Më herët, një tjetër zyrtar i Hamasit është zotuar për përsëritjen e sulmeve të tmerrshme terroriste në Izrael në fillim të këtij muaji derisa vendi të shkatërrohet plotësisht.

Ai ka këmbëngulur se Izraeli “nuk ka vend në tokën tonë”.

Ghazi Hamad, një anëtar i byrosë politike vendimmarrëse të grupit militant, ka paralajmëruar se udhëheqja e Gazës do të përsëriste sulmin e koordinuar të 7 tetorit, të cilësuar nga terroristët si Operacioni al-Aksa Flood.

Ky sulm la të vrarë më shumë se 1 mijë e 400 izraelitë dhe mori rreth 240 pengjet.

Hamad ka thënë se organizata terroriste është e gatshme të “paguajë çmimin”.

“Ne quhemi një komb dëshmorë dhe jemi krenarë që sakrifikojmë dëshmorë”, ka shtuar Hamad.

Sipas tij, Izraeli duhet të largohet sepse përbën një katastrofë sigurie, ushtarake dhe politike për kombet arabe dhe islamike.

“Nuk kemi turp ta themi këtë, me forcë të plotë. Ne duhet t’i japim Izraelit një mësim dhe ne do ta bëjmë këtë përsëri dhe përsëri”, ka theksuar ai.

Rripi i ngushtë i Gazës, shtëpia e rreth 2.3 milionë njerëzve, ka qenë nën një bllokadë izraelite dhe egjiptiane për arsye sigurie që kur Hamasi erdhi në pushtet.

Hamasi është cilësuar si organizatë terroriste nga SHBA-të dhe Bashkimi Evropian për shkak të bombave dhe sulmeve me raketa.

Të ngjashme