Lajme
Hamasi godet spitalin e fëmijëve dhe supermarketin në Izrael, Netanjahu poston pamje horror
Demokracia
19:35 | 11 Tetor 2023

Share:

Grupi terrorist i Hamasit nisi një valë sulmesh raketa në drejtim të Izraelit këtë pasdite, duke shkatërruar kështu një spital të fëmijëve dhe një supermarket.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ka postuar imazhe horror të shtretërve të spitalit të fëmijëve, ku shihen të mbuluar me gjak, raporton Daily Mail, përcjell Periskopi.

“Hamasi është më i keq se ISIS-i”, ka shkruar kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu.

Lufta ka marrë jetën e të paktën 2 mijë e 200 personave në të dyja anët dhe vazhdon të rritet edhe më shumë në ditët në vijim.

 

Të ngjashme