Lajme
Halloween kthehet në një arenë përleshjes në Hamburg, persona të maskuar si fantazma sulmojnë policinë
Demokracia
23:11 | 31 Tetor 2023

Share:

Festa e Halloween është shndërruar në një arenë përleshjes në Hamburg të Gjermanisë. Sipas mediave vendase, persona të maskuar si fantazma apo zombie kanë sulmuar forcat e policisë. Këto të fundit i janë kundërpërgjigjur duke i shpërndarë me ujë.

E gjithë skena nisi rreth orës 19:00, ku 50 persona të maskuar sulmuan disa ndërtesa duke thyer xhamat, më pas kanë djegur koshat e mbeturave dhe kanë hedhur fishekzjarrë.

Ndërkohë në mënyrë të vazhdueshme janë dëgjuar edhe shpërthime.

Policia lokale thotë se ka identifikuar disa persona, të përfshirë në këto skena dhune, ndërsa disa të tjerë janë arrestuar.

Të ngjashme
Lajme • 16 Maj 2025