Lajme
Halitjaha niset për në Hagë: S’jam arrestuar, jam ftuar
Demokracia
14:23 | 07 Nëntor 2023

Share:

Ish-komandanti i Zonës Operative të Pashtrikut, Sadik Halitjaha ka udhëtuar drejt Hagës i shoqëruar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, siç ka parë ekskluzivisht Klan Kosova.

Ai ka thënë se nuk është arrestuar, por është ftuar nga Gjykata Speciale.

Nuk dihet nëse i njëjti do të jetë dëshmitar i radhës i Prokurorisë, për Zonën e cila përmendet në aktakuzën ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Të ngjashme
Lajme • 19 Maj 2025