Lajme
Haliti: Vulini më 24 shtator ishte në Kosovë – ndërkombëtarët e dinë
Demokracia
18:33 | 25 Dhjetor 2023

Share:

Ish-shefi i Inteligjencës së Serbisë (BIA), Aleksandër Vulin, më 24 shtator ishte në Kosovë, në ditën kur u krye sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjë të Zveçanit ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Kështu ka thënë deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, në një intervistë për RTV Dukagjini.

“Vulin ishte në Veri të Mitrovicës dhe askush nuk e tha këtë. Ai i detyrua që të jap dorëheqje në Serbi. Po ishte në kohën e sulmit në Kosovë. Unë kam informacione, institucionet nuk e di, ndoshta kanë pasur edhe ata”, tha Haliti.

“Ndërkombëtarët e dinë që Vulin ka qenë në Kosovë në atë periudhë. Vet fakti që nuk po bëhet raporti për atë që ka ndodh në Veri, flet që diplomacia është duke vepruar që disa çështje të heshtën”.

Lajmi në përditësim…

Të ngjashme