Lajme
Haliti: Vetëvendosje është shndërruar në çerdhe për bërllogun dhe jashtqitjet jugosllave e serbe
Demokracia
15:01 | 02 Shtator 2022

Share:

Afrim Haliti ka reaguar ndaj deklaratave të Elvis Hoxhës, i cili së fundmi sulmoi Rrahman Jasharajn e mësimdhënësit për grevën.

Ai shkruan se Lëvizja Vetëvendosje është shndërruar në çerdhe për bërllogun dhe jashtqitjet jugosllave e serbe.

Postimi i plotë:

Filozofja Martha Nussbaum argumenton se zemërimi është një qëndrim thelbësisht i gabuar, pasi është i infektuar me një dëshirë hakmarrjeje, është qëndrim i prapambetur dhe shkatërrues.

Tash çohet një i vetëquajtur filozof nga Shqipëria, gjithnjë i zemëruar, që ende i uritur kullotë në memorjen diktatoriale komuniste të Enver Hoxhës me të cilin ironikisht ndanë edhe të njejtin mbiemër, këshilltar i Albin Kurtit, në sinkron me Tom Gashin – një dhunues sistemik të sistemit juridik të sotëm i cili ironikisht ka qenë përfaqësues i sistemit juridik të regjimit të Sllobodan Millosheviqit në kohën më të errët të persekutimeve ndaj shqiptarëve në Kosovë gjatë të 90-ve dhe sulmojnë kryetarin e SBASHK-ut, një shqiptar nga një familje e ndershme, fisnike e patriotike të Dukagjinit, vetëm e vetëm për të stigmatizuar e etiketuar çdo kënd që ka trimni të mjaftueshme me e sfidu partinë në pushtet – Vetëvendosjen e cila më shumë se secila parti tjetër është shndërruar në çerdhe reinkarnimi për bërllogun dhe jashtqitjet jugosllave e serbe.

 

Të ngjashme