Lajme
Haliti: Ura që është jashtë funksionit dhe tavolina e pin-pongut, dy projekte që Kurti me mburrje përmbyll vitin
Demokracia
16:26 | 23 Dhjetor 2022

Share:

Analisti Afrim Haliti ka ironizuar me dy projektet me të cilat kryeministri Albin Kurti është duke u mburrur.

Halili në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka përmendur urën e ndërtuar në Saradran të Istogut, e cila, sipas tij vazhdon të jetë jashtë funksionit, si dhe tavolinë ping-pongu në Shtime.

Postimi i plotë i Halitit, pa ndërhyrje:

Një urë e gjatë 3 metra (që vazhdon të jetë jashtë funksionit) në Saradran të Istogut dhe një tavolinë ping-pongu në Shtime janë dy projektet me të cilat Albin Kurti me mburrje mund ta përmbyllë vitin e dytë në qeverisje.

Të ngjashme