Lajme
Haliti për videon e manipuluar të VV-së: E prenë, Kurti tha Veton Surroi e sheh në ëndërr Titon
Demokracia
18:32 | 09 Nëntor 2022

Share:

Analisti Afrim Haliti ka komentuar videon e fundit të LV-së, në të cilën shihet protesta e LV-së e organizuar në vitin 2007.

Haliti ka rikujtuat se në këtë protestë, Albin Kurti kishte kritikuar Ramush Haradinaj, Agim Çekun dhe Veton Surroi.

Për këtë të fundit, kishte thënë se e sheh ëndërr Titon.

“Në këtë videon më të re të VV-së, të edituar, përveç fjalimit për komunat me shumicë serbe Albin Kurti ka pasë thënë edhe që “Ramush Haradinaj e sheh ëndërr Hagën, Agim Çeku e sheh ëndërr Ramush Haradinajn e Veton Surroi e sheh ëndërr Titon!” Po ashtu po thot që nuk i ka ndërru qëndrimet e atëhershit. A po a jo?”, ka shkruar Haliti.

Dje, LVV-ja ka publikuar videon më të re e ku kryefjala ishte Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

Postimi i plotë i Afrim Halitit:

Të ngjashme