Lajme
Haliti për propozimligjin e Kamberit: Jetike për shqiptarët, kohëve të fundit ka filluar një spastrim etnik
Demokracia
19:45 | 24 Korrik 2023

Share:

Asamblisti, Shpëtim Haliti, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini ka thënë se iniciativa e deputetit Kamberi është jetike për shqiptarët që jetojnë në Preshevë.

“Pasi që dihet që jemi një ndër pakicat më të shtypura në rajon dhe mendoj që edhe në Evropë, ngase dihet që Serbia na diskriminon të drejtat themelore të njeriut si pakicë”, ka thënë Haliti.

Kastrati ka thënë se një shqiptari në Preshevë nuk i lejohet ngritja e flamurit kombëtar.

“Kohëve të fundit ka filluar një spastrim etnik me metoda administrative e cila është pasivizimi i adresave që shkon deri tek konfiskimi i dokumenteve personale siç janë letërnjoftimet dhe pasaportet”, ka shtuar ai.

Haliti ka shtuar se për propozimin e ligjit të ri nga deputeti Kamberi presin mbështetje dhe nga faktori ndërkombëtar, derisa ka theksuar se shqiptarëve atje i’u pamundësohet punësimi në institucionet shtetërore të Luginës së Preshevës.

Kujtojmë që deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, gjatë ditëve të sotme ka dorëzuar propozimligjin e ri për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave.

Kamberi njofton se ky propozimligj përmban dispozitat fundamentale për avancimin e të drejtave dhe lirive individuale e kolektive në përputhje me standardet më të larta.

Ai ka thënë se ndalesa e diskriminimit, avancimi i të drejtave individuale e kolektive, krijimi dhe pozita e avancuar e Këshillave nacionale, janë disa nga risitë që parasheh ky propozim në raport me Ligjin aktual të aprovuar më 2002.

Të ngjashme