Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, përmes një shkrimi në Facebook, ka komentuar krizën energjetike që ka kapluar Kosovën.
Haliti u sigurua që t’ua kujtojë të gjithëve se vendi ynë po përballet me reduktime në pikën e verës.
Ndërkohë që për këtë gjë fajin ia lë Kurtit duke thënë se “Kjo është fytyra e vërtetë e paaftësisë së kësaj qeverie”.
Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Halitit:
Reduktime n’pikë të verës!
Kjo është fytyra e vërtetë e paaftësisë së kësaj qeverie.
Ky është nderimi shtesë që ajo ua bën mërgimtarëve që kanë ardhë në atdhe t‘i kalojnë pushimet!