Lajme
Haliti: Nëse një ushtar paguhet sa gjysma e një valltari në Shota, është dëshpëruese
Demokracia
16:08 | 06 Shkurt 2023

Share:

Analisti Afrim Haliti ka reaguar pas raportimeve se pagat janë më të larta në Ansamblin Shota, se në Polici e FSK.

Haliti ka shkruar se kjo është dëshpëruese. Sipas Halitit, këto veprime ndikojnë në zbrazjen e Kosovës.

Postimi i plotë:

Ka shumë kohë që ankesat më mëdha sa i përket pagesave dhe mirëqenies kanë ardhë nga artistët në përgjigjësi. Mirëpo, shumica nga ta na del se nuk paguhen edhe aq keq, e me vlerën e re të koeficientit në fakt do të paguhen shumë mirë.

Unë nuk di dhe nuk e besoj nëse ka instrumentist të filharmonisë që punon në filharmoni nga e hënja deri të premten prej ores 8 deri 16, apo balerin e balerina me të njejtin orar! Poashtu nuk kam takuar ndonjë valltar që zgjohet çdo mëngjes për të shku në punë. Tutje, shumica nga këto profile zhvillojnë edhe veprimtari tjera, sidomos në mësimdhënie. Prandaj, pagesat e tilla, me ligjin e ri, krahasuar me pagesat që bëhen kundrejt veprimtarive vitale për funksionimin e shtetit janë në rastin më të mirë qesharake, e në realitet nënçmuese dhe problematike.

Nëse një pjesëtar i FSK-së paguhet sa gjysma e një vallëtari të ansamblit Shota është dëshpëruese. Derisa përgaditja profesionale e një ushtari ka kosto prej 20 mijë eurosh, ajo e një kapiteni të FSK-së kërkon një investim nga FSK-ja dhe bashkësia ndërkombëtare prej rreth 200 mijë eurosh! Vetëm pjesmarrja në Akadaminë Mbretërore Ushtarake Sandhurst në Mbretërinë e Bashkuar ka një kosto prej më shumë se 100 mijë eurosh të mbuluara në tërësi nga MeB. Shto këtu pastaj specializimet shtesë për profile më profesionale në këmbësori, xhenio, logjistikë apo inteligjencë. Gjitha këto përgaditje janë të pakrahasueshme me përgaditjet e një vallëtari që më tepër se përgaditje kërkon kryesisht talent. Mbase të ngjajshme deri dikund janë edhe përgaditjet e një polici. Se çka kërkon përgaditja e një arsimtari, profesori apo mjeku nuk ka nevojë fare për diskutim.

Pse, pra duhet fajësuar secilin nga këto profile nëse marrin hapin për të ikur nga Kosova për një jetë, jo domosdoshmërisht më të mirë, por gjithsesi më të dinjitetshme në përëndim?

Kjo qeveri, me veprimet e saj është duke sulmuar organet më vitale të Republikës së Kosovës – mjekët, arsimtarët, policët e ushtarët e pasojat do të jenë katastrofike.

Kur të gjithë të lëshojnë Kosovën, pastaj ia hudhim vallen deri te Molla e Kuqe.

Të ngjashme