Lajme
Haliti: NATO shtoi trupat për Kurtin e Vuçiqin, jo për t’i ruajtur kufijtë e Kosovës
Demokracia
18:20 | 18 Prill 2024

Share:

Teksa ka folur për situani e sigurisë në Ballkan, deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se NATO ka shtuar trupat e saj në Kosovë “për Kurtin e Vuçiqin” dhe “jo për t’i ruajtur kufijtë të Kosovës”.

Haliti ka theksuar presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, është duke përdorur serbët e Kosovës për si “mish për top” dhe kështu po rritë tensionet mes dy vendeve.

“Mendoj që NATO, nuk e besoj as ajo që ka ardhur këtu për kufijtë e Kosovës. NATO ka ardhur për Vucicn dhe për Albin Kurti. Sepse, po e thjeshtësojë këtë për shkak të raporteve që janë krijuar dhe tensioneve që u rritën ne mes të dry palëve. Dhe fitili, tendencat kanë qenë që të ndezin fitilin brenda qytetarëve serbë, t’i përdorin si mish për top. Për interesa të veta Serbia dhe Vuçiq, me qëllim që pastaj të justifikohet vet Serbia që ne s’kemi ndërhyrë, po qytetarët janë të pakënaqur në politikat e Qeverisë së Kosovës dhe kanë vepruar në drejtim të asaj për ti mbrojtur të drejtat e veta. Kështu bëhet politika nuk bëhet me dëshirë”, ka than Haliti në “FIVE” të Dukagjinit.

Të ngjashme