Lajme
Haliti: Ata që nuk i rezistuan presionit për targa, nuk kanë drejtë morale të kritikojnë për votimin e Speciales
Demokracia
19:01 | 16 Dhjetor 2022

Share:

Analisti Afrim Haliti, ka reaguar pas kritikave për qeveritë e kaluara të cilat votuan Gjykatës Speciale, duke iu referuar kritikave të qeverisë dhe partisë në pushtet.

Haliti në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se me udhëheqësi të tillë, me një mentalitet të tillë që është ndërtuar kundër çlirimtarëve të Kosovës, sipas tij, natyrisht që sot përfundojmë me Calin e dënuar me një dënim drakonik deri sa krimineli i të gjitha luftërave në ish-Jugosllavi, Vojislav Sheshelji endet i lirë nëpër Beograd.

“Ata që për shkak të presionit ndërkombëtar nuk paten kurajo dhe guxim të mbajnë në fuqi një vendim aq trivial si ai për targa, apo vendimin për zgjedhje në pjesën veriore të Kosovës, kanë më së paku të drejtë morale për të kritikuar qeveritë e kaluara për votimin e Gjykatës Speciale, aq më tepër kur udhëheqësit e sotëm janë mu ata të cilët iu bënin thirrje çlirimtarëve që të shkonin në Hagë, të tjerët personalisht depononin dosje në Gjykatën Speciale derisa Ministrja e tanishme e Drejtësisë publikisht madje i quante kriminel në mes të Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar Haliti.

Sipas tij, me këtë narrativë “që është ndërtuar kundër çlirimtarëve” përfundojnë të dënuar çlirimtarët.

Postimi i plotë i Halitit, pa ndërhyrje:

Ata që për shkak të presionit ndërkombëtar nuk paten kurajo dhe guxim të mbajnë në fuqi një vendim aq trivial si ai për targa, apo vendimin për zgjedhje në pjesën veriore të Kosovës, kanë më së paku të drejtë morale për të kritikuar qeveritë e kaluara për votimin e Gjykatës Speciale, aq më tepër kur udhëheqësit e sotëm janë mu ata të cilët iu bënin thirrje çlirimtarëve që të shkonin në Hagë, të tjerët personalisht depononin dosje në Gjykatën Speciale derisa Ministrja e tanishme e Drejtësisë publikisht madje i quante kriminel në mes të Kuvendit të Kosovës.

Me udhëheqësi të tillë, me një mentalitet të tillë që kemi ndërtuar kundër çlirimtarëve të Kosovës, natyrisht që sot përfundojmë me Calin e dënuar me një dënim drakonik deri sa krimineli i të gjitha luftërave në ish Jugosllavi, Vojislav Sheshelji endet i lirë nëpër Beograd!

Dallimi është ky: një popull mbronë kriminelet e vet derisa një tjetër i përbuzë çlirimtarët e vet.

Kjo pastaj e mbytë shpresën për një ardhmëri të ndritshme për ne derisa nuk e kuptojmë që liria e Kosovës ka emër – UÇK.

Të ngjashme