Sport
Halimi tregon ndjenjën e golit ndaj Spanjës dhe nga kush u frkësua më së shumti në atë moment
Demokracia
22:17 | 04 Prill 2021

Share:

Kosova ka pësuar hy humbje në eliminatoret për kampionatin Botëror “Katar 2022”, duke u mposhtur me rezultat 3:0 nga Suedia dhe 3:1 nga Spanja.

Loja e Kosovës la shumë për t;u dëshiruar në këto ndeshje dhe momenti më i mirë i tyre ishte goli spektakolar i Besar Halimit ndaj Spanjës, kur e shënoi nga 40 metra, shkruan Demokracia.com.

Për këtë gol ka folur Besar Halimi në emisionin “Ekipa A” në ATV.

“Nuk kam pasur shumë kohë të mendoj në atë moment, dhe vendosa të gjuaj. Ishte gol i bukur. Ka qenë Zeneli që i bëri presion portierit dhe ai doli shumë, unë e mora topin dhe vendosa të gjuaja. Kam pasur frikë se mbrojtësi do të arrijë topin por fatmirësisht nuk e ndali dhe unë jam i kënaqur”, ka thënë Halimi duke folur më pas për të ardhmen e tij te Sandhauseni.

“Për momentin asgjë nuk mund të them për të ardhmen time. Jemi në një situatë jo të mirë në tabelë, por unë jam në formën e mirë dhe besoj se do të vazhdojë kështu”, vlerësoi.

Sa i përket vendimit të sotëm të Leart Paqaradës për at lënë ekipin kobtar derisa ekipi udhëhiqet nga Bernard Challandes, Halimi nuk ka dashur të flas shumë.

“Leartin e kam shumë shok dhe e respektoj shumë. Kam luajt me te edhe më herët edhe së fundmi te Sandhauseni, është lojtar i mirë. Ai ka vendos kështu dhe nuk mund të them asgjë më shumë në këtë rast”, ka përfunduar Besar Halimi. /Demokracia.com

 

Të ngjashme