Lajme
Halimi thotë se shumë institucione kanë mbetur pa drejtorë: Artistët nuk e meritojnë këtë përçmim e nëpërkëmbje
Demokracia
15:23 | 18 Shtator 2022

Share:

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka thënë se shumë institucione kulturore kanë mbetur pa drejtor.

“Duke u cytur nga mentaliteti i spastrimeve e shkarkimeve kolektive – të paanalizuara për pasojat, shumë institucione kulturore në vend kanë mbetur pa drejtor apo edhe pa këshillet drejtuese përkatëse. Duke nisur nga Teatri Kombëtar i Kosovës që është pa Drejtor artistik, më pas për të përfshirë Qendrën Kinematografike, Galerinë Kombëtare, e deri te Ansambli ‘Shota’, të gjitha këto institucione qenësore të artit dhe kulturës, janë pa drejtor, gjegjësisht me u.d. drejtor, me këshille drejtuese gjysmake apo pa to fare”, ka shkruar ajo.

Ajo ka folur për largimin e artistëve të Baletit Kombëtar dhe atyre të Teatrit Kombëtar të Kosovës, duke thënë se artistët nuk e meritojnë këtë.

“Madje, për Qendrën Kinematografike të Kosovës, tash e 10 muaj as nuk është hapur ndonjë konkurs për plotësimin e pozitës së drejtorit. Për të mos u ndalur me kaq, artistët e Baletit Kombëtar dhe ata të Teatrit Kombëtar të Kosovës, në emër te renovimit, i kanë larguar nga hapësirat e punës, pa asnjë plan alternativ e pa një ide se ku do të ushtrojnë tani e tutje veprimtarinë e tyre të çmueshme. Kultura e Kosovës, artistët tanë, nuk e meritojnë këtë përçmim e nëpërkëmbje”, ka shkruar Halimi.

Postimi i plotë i Halimit, pa ndërhyrje:

Si çdo gjë me këtë qeveri – edhe Kultura në anarki

Paaftësia qeverisëse dhe mendësia kapëse, përpos që janë bërë sinonim i çdo digasteri të kësaj mazhorance, ato nuk e kanë kursyer as atë për të cilën flitet më së paku, kulturën.

Duke u cytur nga mentaliteti i spastrimeve e shkarkimeve kolektive – të paanalizuara për pasojat, shumë institucione kulturore në vend kanë mbetur pa drejtor apo edhe pa këshillet drejtuese përkatëse. Duke nisur nga Teatri Kombëtar i Kosovës që është pa Drejtor artistik, më pas për të përfshirë Qendrën Kinematografike, Galerinë Kombëtare, e deri te Ansambli ‘Shota’, të gjitha këto institucione qenësore të artit dhe kulturës, janë pa drejtor, gjegjësisht me u.d. drejtor, me këshille drejtuese gjysmake apo pa to fare.

Madje, për Qendrën Kinematografike të Kosovës, tash e 10 muaj as nuk është hapur ndonjë konkurs për plotësimin e pozitës së drejtorit. Për të mos u ndalur me kaq, artistët e Baletit Kombëtar dhe ata të Teatrit Kombëtar të Kosovës, në emër te renovimit, i kanë larguar nga hapësirat e punës, pa asnjë plan alternativ e pa një ide se ku do të ushtrojnë tani e tutje veprimtarinë e tyre të çmueshme.

Kultura e Kosovës, artistët tanë, nuk e meritojnë këtë përçmim e nëpërkëmbje!

Të ngjashme