Zyrtarja e lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, është shprehur e shqetësuar pas abuzimit të 5-vjecarës nga logopedi kosovar.
Halimi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se pret nga organet ligjzbatuese të japin dënimin e merituar si edhe angazhimin e Ministrisë së Shëndetësisë që ky rast të jetë i fundit.
“Rasti i keqtrajtimit të vajzës 5-vjeçe me autizëm, tejet tronditës e thellësisht shqetësues. Të ushtrosh dhunë fizike e psikologjike ndaj një fëmije të vogël – mbi të gjitha me aftësi ndryshe, kjo tregon ç’nivel mund të arrijë papërgjegjësia profesionale. Pa hyrë më pastaj në mosndjeshmërinë njerëzore, te mantelbardhët që humanen duhet ta kenë të pandarë nga profesioni. Pres nga institucionet ligjzbatuese të japin dënimin e merituar; dhe nga Ministria e Shëndetësisë të angazhohet që ky të jetë rasti i fundit i ushtrimit të profesionit pa licencë në vendin tonë”, ka shkruar ajo.