Lajme
Halimi pas vendimit të ZRRE-së sulmon Qeverinë Kurti: Qytetarëve iu shtua një barrë tjetër
Demokracia
19:41 | 30 Mars 2023

Share:

Zëdhënësja politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës Sibel Halimi përmes një postimi në Facebook ka reaguar për vendimin e sotëm ZRrE-së, për shtrenjtimin e energjisë elektrike për 15 për qind.

Halimi ka thënë se ekonomia e familjeve kosovare është duke u rënduar nga shtrenjtimi i vazhdueshëm, duke filluar nga produktet bazë e deri tek humbjet e trustit.

“Ekonomia familjare e qytetarëve tanë çdo ditë është duke u rënduar. Fillimisht nga shtrenjtimi i produkteve bazë, më pas nga rritja e tatimit në pronë, sëfundi edhe nga humbjet e trustit pensional”.

Sa i përket shtrenjtimit të energjisë elektrike, ajo thekson se Qeveria e Kosovës nuk ka asnjë zgjidhje për lehtësimin e jetës së qytetarëve, pos mashtrim që e paraqet si strategji.

“Kësaj lëngate të ekonomisë sonë, që nga pasnesër i shtohet edhe një barrë tjetër, shtrenjtimi i energjisë elektrike për 15 %. E Qeveria e propaganduar e shpresës, nuk ka asnjë zgjidhje që lehtëson jetën e qytetarëve, pos qe mashtrimin e shet si strategji. Fatkeqësisht, derisa përditshmëria e qytetarëve është duke u vështirësuar, vendi qeveriset nga një pushtet i humbur në kohë dhe hapësirë. Asnjë veprim e masë për të ndryshuar këtë gjendje të krijuar, vetëm fjalë boshe e prezantime të shifrave imagjinare që i cilësojnë suksese, por që populli i Kosovës nuk i sheh!?”, ka shkruar Halimi.

Të ngjashme