Lajme
Halimi pas emërimit aktivistit të VV-së si drejtor në RTK: Pushtetet autokratike i synojnë mediat, që ta mbulojnë paaftësinë qeverisëse
Demokracia
20:47 | 31 Janar 2023

Share:

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka reaguar pas emërimit të aktivistit të Vetëvendosjes, Rilind Gërvalla në krye të Televizionit të Kosovës.

Halimi ka thënë se pushtetet autokratike i synojnë mediat me qëllim që ta mbulojnë paaftësinë qeverisëse, ta shtrembërojnë realitetin dhe të vërtetën.

“Emërimi i një aktivisti partiak në krye të Radio Televizionit të Kosovës, përbën shqetësim dhe kërcënim për median e lirë si një ndër shtyllat kryesore të demokracisë. Kjo tendencë bizare e partisë në pushtet për t`i marrë nën kontroll të gjitha institucionet më të rëndësishme në vend, kërkon reagim të menjëhershëm edhe të mekanizmave tjerë të rëndësishme që synojnë mbrojtjen dhe ruajtjen e demokracisë në vend.”, ka thënë Halimi.

Të ngjashme