Lajme
Halimi: Opozita e djeshme që u bë pushtet me përkrahjen e madhe të grave, ndersa sot ato i she si makineri elektorale
Demokracia
19:15 | 24 Tetor 2023

Share:

Zëdhënësja politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka reaguar pasi që Indeksi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë të vitit 2023 ka konstatuar se Kosova është vendi i dytë më i keq në Evropë për të jetuar për gratë.

Halimi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vajza dhe gruaja kosovare diskriminohet në çdo hap të saj, duke mbetur në pritje të një pune, përherë e keqpaguar dhe, në raste të rralla trashëgon pronë nga prindërit.

Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe / BE: Kemi bërë një propozim modern evropian për Asociacionin

Postimi i plotë:

Kosova është vendi i dytë më i keq në Evropë për të jetuar për gratë, sipas të dhënave të Indeksit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë të vitit 2023, sipas gjetjeve të Institutit të Oslos për Kërkime Paqeje.

Pra, më keq se ne është vetëm Ukraina, që është në luftë. Vajza dhe gruaja kosovare diskriminohet në çdo hap të saj, duke mbetur në pritje të një pune, përherë e keqpaguar dhe, në raste të rralla trashëgon pronë nga prindërit.

Opozita e djeshme që u bë pushtet me përkrahjen e madhe të grave, i ka braktisur ato, sepse pushteti i sotshëm i sheh ato veç si makineri elektorale. Në një kohë kur lajmet për dhunën në familje janë kronika ditore, politika s’mundet thjesht të jetë vëzhguese pasive para këtij regresi social, para një patriarkati të ri, brutal!

Të ngjashme