Lajme
Halimi: Një pushtet politik që ia mësynë mediave është në rrugën drejt diktaturës
Demokracia
18:25 | 15 Qershor 2023

Share:

Zëdhënësja politike e Lidhjes Demokratike të LDK-së, Sibel Halimi ka thënë se një pushtet politik i cili ia mësynë mediave, është në rrugën drejt diktaturës.

Sipas saj, qeverisë në pushtet nuk i ka mjaftuar kapja e RTK-së, dhe tani si synim e ka frikësimin e mediave dhe mbylljen e tyre.

“Një pushtet politik që ia mësyen mediave është në rrugën drejt diktaturës. Kapja e RTK-së si servis publik nuk i mjaftoi, tani synimi i këtij pushteti është frikësimi i mediave e në një fazë tjetër edhe mbyllja e tyre”, ka shkruar Halimi.

Ndryshe, Halimi ka reaguar edhe me paraqitjen e sotme të kryeministrit Kurti dhe qasjen e tij ndaj gazetarëve që ishin prezent në konferencë për media.

Halimi thotë se është shqetësuese një paraqitje e tillë e kryeministrit, të cilën e ka quajtur edhe si “arrogante”.

Të ngjashme