Lajme
Halimi, LDK: Qeveria Kurti do të hyjë në histori sa i përket shkeljes së Kushtetutës
Demokracia
17:39 | 03 Gusht 2023

Share:

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi ka thënë se Qeveria Kurti do të hyjë në histori sa i përket shkeljes së Kushtetutës.

Tutje në Facebook ajo ka shkruar se qytetarët duhet ta kuptojnë se një vend nuk mund të qeveriset kundër konstitucionit të tij.

“Nëse doni ta njihni një parti politike në qeverisje, rishikojeni fushatën në opozitë”, ka shkruar mes tjerash Halimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Partia e Albin Kurtit, do të hyjë në histori për sa i përket shkeljes së Kushtetutes. Një pushtet me aq fuqi kuantitative e me kualitet aq të dobët, është paradoks tipik.

Qytetarët duhet të kuptojnë njëherë e përgjithmonë se një vend nuk mund të qeveriset kundër konstitucionit të tij. Kundër normës dhe traditave më të avancuara demokratike.

Nëse doni ta njihni një parti politike në qeverisje, rishikojeni fushatën në opozitë.

Bosh e dogmatiste në opozitë, bosh e kundër Kushtetutës në pushtet!

Të ngjashme