Lajme
Halimi: Kurti la Procesin e Berlinit për “konferencë think-tank”
Demokracia
17:36 | 17 Korrik 2023

Share:

Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi, ka bërë një status në Facebook duke e qortuar kryeministrin Kurti për mospraninë e tij në drekën joformale të sotme në Tiranë me liderët tjerë rajonalë.

Kurti ka udhëtuar për në Kretë të Greqisë në një simpozium ku ka marrë pjesë edhe herëve të kaluara.

E për një gjë të tillë është kritikuar ashpër nga Halimi.

“Në opozitën gojën plot kinse angazhohte për bashkim kombëtar, e kur erdhi në pushtet shmang Shqipërinë (që fuqishëm po qëndron në kursin euro-atlantik) dhe zgjedh Greqinë. Lë Procesin e Berlinit për Konferencë think-tank”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme