Lajme
Halimi komenton analizën “problematike” të Bislimit: Amaterë mendjemëdhenj
Demokracia
20:48 | 26 Qershor 2023

Share:

Sibel Halimi, zëdhënëse në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), i ka reaguar zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili sot ritheksoi se Kosova është demokracia e vetme në Ballkanin Perëndimor, duke i cilësuar kështu vendet fqinje si jodemokratike.

Halimi tha se në vend që Qeveria Kurti të jetë mirënjohëse ndaj aleatëve të Kosovës pas lirimit të tre zyrtarëve policorë, ata po shfaqen si arrogantë dhe mosmirnjohës.

Për më tepër, ajo tha se kryeministri Albin Kurti dhe Bislimi po përpiqen që t’i japin leksione diplomacisë perëndimore se si ta trajtojnë Serbinë.

“Në vend se të shprehnin mirënjohje për aleatët dhe ta shihnin lirimin e tre policëve tanë si veprim depërshkallëzues, Kryeministri Albin Kurti dhe zëvendësi i tij Besnik Bislimi shfaqen sot arrogant dhe mosmirënjohës. Ata të zemëruar se Perëndimi po i fajëson për veprime që krijojnë tensione në veri të Republikës sonë po përpiqen për ironi t’i japin lekcione diplomacisë Perëndimore se si duhet ta trajtojë Serbinë, thuase këta janë votuar nga 51% e qytetarëve që ta iluminojnë diplomacinë e ShBA-së dhe të BE-së si dhe t’u mbajnë lekcione për demokraci vendeve anëtare të NATO-s si Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, vende që po i kalojnë me shpejtësi kapitujt e bashkimit në bllok, pra anëtarësim në BE”, shkroi ajo në Facebook.

“Amaterë mendjemëdhenj!”.

Të ngjashme