Kosova e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2021.
Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, “Dardanët” ishin nikoqirë të Lituanisë në një ndeshje miqësore, raporton Demokracia.com.
Ndeshjen në fjalë e fituan djelmoshat e Bernard Challandesit me rezultat të thellë, 4:0.
Mesfushori i Kosovës, Besar Halimi e ka komentuar ndeshjen e sontme, derisa thotë se skuadra është e gatshme për Suedinë.
“Ishte një paraqitje e mirë nga ana jonë”, ka thënë Halimi në “SuperSport Kosova”, përcjell Demokracia.com.
“Jemi të kënaqur dhe besoj se jemi të gatshëm për Suedinë”, shtoi ai. /Demokracia.com