Lajme
Halimi: Greva po respektohet në Podujevë, ka pak përjashtime
Demokracia
18:46 | 15 Shtator 2022

Share:

Disa shkolla në komunën e Podujevës sot kanë mirëpritur nxënësit për të zhvilluar mësimin, ani pse nga SBASHK nuk është dhënë ndonjë njoftim për ndalim të grevës.

Drejtori i Arsimit në Podujevë dhe i njëjti tha se mësimi ka filluar në shkolla fillore e profesionale, ndërkaq në ato të mesme mësimdhënësit kanë hezituar të zhvillojnë mësimin.

Këtë po e kundërshton Kryetari i Sindikatës komunale të Arsimit Fillor dhe Arsimit të Mesëm në Podujevë, Fadil Halimi i cili thotë se greva po respektohet nga të gjitha shkollat e Podujevës,

“Greva është duke u respektuar në të gjitha shkollat e Podujevës, përveç ndonjë mesi mësimdhënësi ne ndonjë shkolle qe ka shpreh vullnetin me punu, i cili në asnjë rrethane nuk pengohet nga sindikata”, tha Halimi për Insajderin.

Halimi tha se greva nuk ka prapavijë politike por as insistimi për ta thyer atë.

“Insistimi për me thy grevën unë nuk mendoj se ka qëllime politike. As greva nuk është politike qysh po e trumbetojnë disa disa politikane e analiste. Thjesht greva ka për qellim ngritjen e mirëqenies sociale te punonjësve arsimore

Të ngjashme