Lajme
Halimi e LDK-së: Tregimi për paqe me mendësinë e VV-së perceptohet si i zymtë dhe me mundësi shpërthyese
Demokracia
12:54 | 13 Janar 2024

Share:

Zëdhënësja politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka thënë se kërcënimet nga Serbia nuk duhet të nënçmohen.

Halimi ka thënë se përfshirja e luftës dendur në diskursin publik për qëllime popullsitë e konsum të brendshëm, nuk po e dëmton Serbisë, por sipas saj fatkeqësisht po dëmtohen imazhi i Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Kërcënimet e Serbisë kurrë nuk duhet të nënçmohen, porse, përfshirja e luftës dendur në diskursin publik për qëllime populliste e konsum të brendshëm, nuk po e dëmton Serbinë, por fatkeqësisht imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.” – ka shkruar Halimi në Facebook.

Ajo tutje ka thënë se Kosova duhet ta ndërtojë një tregim paqeje e prosperiteti, por fatkeqësisht me këtë mendësi politike të VV-së, ky tregim perceptohet si i zymtë dhe me mundësi shpërthyese.

Nuk ka fuqi kredibile financiare në botë që investon kapitalin e vet në një vend ku rreziku potencial për luftë është i lartë. Paqja, siguria e qytetarëve është duke u mbikëqyrë nga aleatët tanë të NATO-s, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova duhet ta ndërtojë një tregim paqeje e prosperiteti, por fatkeqësisht me këtë mendësi politike të VV-së, ky tregim perceptohet si i zymtë dhe me mundësi shpërthyese. Përhapja e panikës së luftës, me qëllim që qytetarët tanë të mos kërkojnë zhvillim e mirëqenie, por të mjaftohen me paqen, në planin afatgjatë do të ketë pasoja të mëdha për vendin.” – ka shkruar Halimi.

Të ngjashme