Besar Halimi i ka dhënë fund aventurës te klubi letonez, Riga.
Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës ka mbyllur para kohës kontratën me marrëveshje të dyanshme.
Kështu ka bërë të ditur klubi që bën gara në ligën elitare të Letonisë përmes uebfaqes.
“Faleminderit për punën në klubin tonë dhe fat të mirë në të ardhmen”, shkruhet në njoftimin e klubit letonez.
Futbollisti nga Gjilani iu bashkua klubit letonez në afatin kalimtar të janarit të vitit të kaluar./Demokracia.com/