Lajme
Halimi: Çdo përpjekje nga partia në pushtet për të mos i respektuar vendimet e Kushtetueses e çon vendin në krizë
Demokracia
13:48 | 09 Prill 2023

Share:

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, vlerëson se çdo përpjekje nga partia në pushtet për të mos i respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese e çon vendin në krizë politike e institucionale dhe paraqet shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut.

Këtë vlerësim ajo e dha sot, në Ditën e Kushtetutës.

Sipas saj, gjatë qeverisjes së LVV-së vendi ka shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës dhe e njëjta parti ka diskurs publik antikushtetues.

Postimi i plotë:

Vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës kundrejt përpjekjes së kësaj qeverie për të krijuar një realitet qeverisës antikushtues, është shpërfaqje reale e ndërtimit të demokracisë në vend dhe funksionimit të sistemit me rezon shtetëror.

Çdo përpjekje nga partia në pushtet për të mos i respektuar vendimet e kësaj gjykate e çon vendin në krizë politike e institucionale dhe paraqet shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut. Fryma popullsite dhe propaganda nuk mund të zënë vend në historinë e demokracisë kosovare të krijuar me shumë mund nga qytetarët e kësaj Republike.

Përgjatë një periudhe aq të shkurtër të mandatit të këtij pushteti, kemi jo vetëm shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës së Republikës, por edhe diskurs publik antikushtetues.

Të ngjashme