Sport
Halili ka një premtim të madh pas rinovimit të kontratës me Gjilanin
Demokracia
11:05 | 15 Shkurt 2022

Share:

Mbrojtësi, Armend Halili mbrëmë ka firmosur kontratën e re me SC Gjilanin.

Halili me kontratën e re do të jetë pjesë e klubit “kuqebardhë” deri në vitin 2025, raporton Demokracia.com.

Futbollisti i gjilanasve në një prononcim për faqen zyrtare të klubit dha një premtim për tifozët e klubit, pasi rinovoi edhe për tri vite me ta.

“Edhe tri vite të tjera me familjen e madhe SC Gjilani. Faleminderit të gjithëve për përkrahjen, do të vazhdoj të jap gjithçka nga vetja, sepse “Skifterat” dhe qyteti i Gjilanit e meriton”, deklaroi Halili.

24-vjeçari ka luajtur të gjitha ndeshjet me Gjilanin duke qenë lider në mbrojtjen e kësaj skuadre.

Armend Halili është lojtari kryesor i Gjilani në repartin defensivë këtë edicion, ku ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e tyre./Demokracia.com/

Të ngjashme