Lajme
Halil Matoshi i reagon me fjalë të ashpra Hysamedin Ferajt
Demokracia
13:14 | 26 Shtator 2022

Share:

Ish-këshilltari politik i Ramush Haradinaj, Halil Matoshi, ka reaguar pasi anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysamedin Feraj, tha se përse nuk është vrarë në luftë Haradinaj por vëllezërit e tij.

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Hysamedin Feraj, gjatë ditës së sotme përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka shkruar “Ramushi vazhdoi të ankohet pse Serbia nuk e ka vrarë Albin Kurtin në burg, pa dhënë përgjigje pse nuk e ka vrarë Ramushin gjatë luftë por vëllezërit e tij, dhe pse mbas lufte Vuçiqi e dërgoi natën e me urgjencë Listën serbe që ta bëjë Ramushin kryeministër!”.

LEXO EDHE: 

Eskalon Feraj i VV-së: Ramushi s’po tregon pse nuk e vranë atë por vëllezërit e tij në luftë

Pas kësaj deklarate ka reaguar Halil Matoshi, ish-këshilltar i Ramush Haradinajt.

Matoshi ka reaguar ashpër dhe me fjalor fyes ndaj Ferajt.

“Me i thanë Ramush Haradinajt pse s’je vra ti në luftë po vllaznit tu, nuk duhesh me qenë as serb as fashist, po thjesht duhesh me kanë QENEF si Hysamedin Feraj!”, ka shkruar Matoshi.

Të ngjashme