Të mërkurën në mbrëmje ishte një ndeshje dramatike ku Barcelona mundi Sevillën 3:0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit duke siguruar një vend në finale.
Pas fitores, katalunasit iu përgjigjën talljeve të Sevillës në “Twitter” të bëra ditë më parë për humbjen 1:4 nga Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve, shkruan Demokracia.com.
Gjegjësisht, pas debaklit në “Camp Nou”, Sevilla publikoi një foto në rrjetet sociale, ku Pique shihej duke tërhequr për fanelle Kylian Mbappen.
Menjëherë pas fitores së djeshme, Barcelona iu “hakmor” Sevillës me një koment.
“Futbolli është çështje respekti. Naten e mirë”, ishte komenti i Barcelonës. /Demokracia.com
Football is about respect. 𝘉𝘰𝘯𝘢 𝘯𝘪𝘵. https://t.co/TW5WFgkjle
— FC Barcelona (@FCBarcelona) March 3, 2021