Lajme
“Hakiu ka njohuri të gjera, ka jetuar në 120 shtete të botës”, fjalët e ëmbla të Kurtit kur ishte “kurorëzuar” me Abazin
Demokracia
21:50 | 15 Shkurt 2023

Share:

Më 20 gusht të vitit 2019, Haki Abazi kishte zyrtarizuar kalimin e tij në Lëvizjen Vetëvendosje.

Për t’i uruar mirëseardhje, kreut i VV-së Albin Kurti kishte thurur fjalët më të ëmbla për Haki Abazin.

Duke u bazuar në eksperiencën e tij zhvillimore, Kurti e kishte cilësuar Abazin një vlerë të shtuar në Lëvizjen Vetëvendosje.

“Haki Abazi na u bashkua në VETËVENDOSJE!. Njohuritë e gjera dhe eksperienca zhvillimore e Hakiut në Kosovë dhe vende të ndryshme nëpër botë, e bëjnë atë një vlerë të shtuar në Lëvizjen tone”, ka shkruar në Facebook, kryetari i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti.

“Hakiu njihet, në mes tjerash, për përkrahjen e tij të vazhdueshme në themelimin e dhjetëra organizatave në Kosovë që promovojnë filantropinë, zhvillimin e qëndrueshëm, ide ndërmarrëse inovative, lirinë e mediave, luftën kundër korrupsionit, dhe qeverisjen e përgjegjshme”.

Duke shpalosur bagazhin e Abazit, Kurti kishte thënë se ai kishte jetuar e punuar në 120 vende të botës për 20 vite.

“Ai ka jetuar e punuar në 120 shtete të botës në këto 20 vitet e fundit. Me Hakiun në Lëvizje, ndryshimet e domosdoshme në shtetin tonë po bëhen edhe më të afërta edhe më të lehta. Do të ecim bashkë drejt zgjerimit të mëtutjeshëm dhe fitores së pashmangshme”.

Mirëpo, pas pesë vitet lidhja e ‘kurorëzuar’ mes Abazit e Kurtit duket se do të marrë fund nesër.

Kjo pasi që këtë të enjte po paralajmërohet një konferencë ku nuk duket të jetë aq e zakonshme, shkruan Insajderi.

Në ora 10:00 në hollin e Kuvendin të Kosovës pritet të fillojë përplasja e Abazit me partinë që përfaqëson.

Me një status në Facebook, Abazi njoftoi opinionin publik se ka kuptuar që kryeministri Kurti ka dhënë urdhër që ai të shkarkohet nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë si dhe për heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BE-Kosovë.

Të ngjashme